Lewandowski i vendos ultimatum Bayernit: Rinovim ose largohem!
Robert Lewandowski mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit me Bayernin. 33-vjeçari polak, i cili është kthyer në golashënuesin më të mirë të historisë së Bundesligës, ka kontratë deri në vitin 2023 me kampionët e Gjermanisë.
Edhe pse është shumë i lidhur me Bayernin, sulmuesi nuk e ka mohuar kurrë se do i pëlqente të provonte një tjetër aventurë në karrierë. Lewa pret në verë një propozim nga drejtuesit e Bayernit në lidhje me rinovimin e kontratës.
Nëse në fund të sezonit nuk do të vijë oferta e re, polaku do të kërkojë shitjen e tij. Lewandowski përfiton rreth 24 milionë euro në sezon nga kontrata aktuale dhe vetëm pak klube mund të përballojnë kërkesat e tij ekonomike.
KOHA JONË SONDAZH

