Lewandowski jep deklaratën e bujshme: Epoka ime te Bayerni ka përfunduar!
Robert Lewandowski nuk do të jetë pjesë e Bayernit në sezonin e ardhshëm. Së fundmi sulmuesi polak ka dhënë një deklaratë të bujshme, nga grumbullimi ku ndodhet me kombëtaren e tij.
“Epoka ime te Bayerni ka përfunduar. Nuk shoh më asnjë shans për të luajtur për këtë klub. Bayerni është një klub serioz, transferimi është zgjidhja më e mirë, shpresoj se nuk do të më bllokojnë”, tha polaku.
Shumë klube janë të interesuara për një nga lojtarët më të fortë në botë. Lewandowski ndiqet veçanërisht me shumë interes nga Barcelona, që është gati ta rrëmbejë në verë për të formuar një dyshe magjike me Aubameyang. Me Bayernin ai ka shënuar 344 gola në 374 ndeshje.
KOHA JONË SONDAZH

