Lewandowski ka vendosur që të largohet nga Bayerni në verë

Robert Lewandowski ka vendosur që të vijojë karrierën në një skuadër tjetër në verë. Sipas gazetës gjermane “Bild”, menaxheri i futbollistit, Pini Zahavi, do të takohet në orët e ardhshme me drejtuesit e klubit bavarez, siç ishte planifikuar tashmë, për të diskutuar për të ardhmen e polakut.

Synimi është largimi i sulmuesit këtë verë, edhe pse ka edhe një vit kontratë me kampionët e Bundesligës.

Mirëpo kupola drejtuese e Bayernit nuk dëshiron ta lëshojë golashënuesin më të mirë të Bundesligës. Gjithsesi lojtari dëshiron me çdo kusht të nisë një aventurë të re futbolli, pasi mendon se e ka mbyllur ciklin te bavarezët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç kësaj, “Bild” shkruan se Lewa nuk ka marrëdhënie të mira as me bordin, as me trajnerin.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?