Lewandowski kryen stërvitjen e parë te Bayerni, por me mendjen te Barcelona
Robert Lewandowski më në fund është paraqitur në stërvitje te Bayerni. Sulmuesi polak, ka qenë i pranishëm në stërvitjen e radhës së ekipit të Nagelsmann, por duke qenë veçmas nga shokët e tij.
Fillisht ai ka kryer testime fizike, ndërkohë që është në pritje të zhvillimeve për të ardhmen e tij. Dëshira e madhe mbetet transferimi te skuadra e Barcelonës, por Bayerni kërkon 50 milionë euro.
Së bashku me të në stërvitje disi më pas në përgatitje ishin edhe Neuer, Muller, Sane, Pavard dhe Lucas Hernandez, për shkak se luajtën në Ligën e Kombeve dhe morën disa ditë më shumë leje. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

