Lewandowski “makineri golash” këtë sezon, sfidon Messin dhe Ronaldon
Robert Lewandowski arriti shifrën e 30 golave zyrtarë në ndeshjen e parafundit të vitit 2019 me Bayernin, pa llogaritur “rrjetat” e tij me Poloninë. Sulmuesi polak po regjistron numra, që i kanë arritur vetëm dy legjenda të gjalla të mijëvjeçarit të ri: Cristiano Ronaldo (në kohën e Realit) dhe Lionel Messi (te Barcelona).
Golashënuesi më i mirë i bavarezëve dhe i Bundesligës, Lewandowski, shënoi golin e tij të 30-të në katër muaj, duke dyfishuar finalizimet e të njëjtës periudhë nga Messi dhe CR7. 14 gola deri më tani për Messin, 12 për Cristiano Ronaldon, duke marrë parasysh gjithmonë garat e ndryshme.
I vetmi që mund t’i afrohet Lewandowskit në pesë kampionatet e mëdha europiane është Timo Werner. Ai ka shënuar 23 gola për Lepzigun. Në podium ngjitet edhe Immobile, me 19 gola. Me këtë mesatare të deritanishme realizimesh, Lewandowski mund të arrijë 60 gola në fund të sezonit ose atë që bëri nga Cristiano Ronaldo dhe Messi në dy raste.
Për argjentinasin, rekordi i 73 golave në një sezon duket i paarritshëm, por ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit mund ta provojë, duke shënuar në çdo kompeticion ku merr pjesë. Rekordi i tij personal i 43 golave në një vit të vetëm nuk është më i paarritshëm, polaku mund ta tejkalojë veten që në janar.