Lewandowski më i mirë se Messi në Champions, tani “kërcënon” Ronaldon

Robert Lewandowski ka statistika të frikshme këtë sezon. Falë golit të mbrëmshëm ndaj Lyon, sulmuesi bavarez arrin kuotën e 15 golave në edicionin 2019-2020 të kompeticionit kontinental. Në këtë lloj liste, ai është i treti, mbas CR7 me 17 dhe 16 gola sezonalë.

Lewandowski parakaloi Messin, duke u ngjitur në podium, teksa argjentinasi kishte realizuar 14 gola në Champions, në sezonin 2011-2012. Polaku ka barazuar një nga rekordet e CR7, që e mbante i vetëm krejt podiumin.

Portugezi, në fakt, me fanellën e Real Madridit arriti të shënojë përkatësisht 17 herë në sezonin 2013-2014, 16 herë në sezonin 2015-2016 dhe 15 herë në sezonin 2017-2018. Ylli i Juventusit tani e gjen veten në shoqërinë e Lewandowski (nga 15 gola).

Image

SHKARKO APP