Lewandowski më shumë se një ide te Milani, Kane mund të kalojë te Barça
Kërkimi i Milanit për një sulmues të ri nuk është aspak sekret. Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri duket se ka nevojë vetëm për një finalizues të vërtetë, duke pasur parasysh paraqitjet zhgënjyese deri tani të Santi Gimenez. Por gjatë muajve në vijim mund të hapet një mundësi e madhe: ardhja në Milano e një prej sulmuesve më të fortë të dekadës së fundit.
Sipas Mundo Deportivo, Barcelona po mendon të rinovojë repartin ofensiv gjatë verës së ardhshme, duke marrë parasysh faktin se kontrata e Robert Lewandowski-t skadon në vitin 2026 dhe se sulmuesi tashmë ka mbushur 37 vjeç.
Objektivi kryesor i katalanasve do të ishte Harry Kane, për të cilin ekziston një klauzolë prej 65 milionë eurosh, shumë e arsyeshme në tregun aktual. Për më tepër, anglezi ka treguar vazhdimësi të jashtëzakonshme në finalizim si te Tottenhami, ashtu edhe te Bayerni dhe Kombëtarja e Anglisë.
Nëse Barcelona do të arrinte marrëveshjen me Kane dhe Lewandowski do të largohej, Milan do të ishte gati të ndërhyjë. Klubi kuqezi synon një sulmues me eksperiencë, nivel të lartë ndërkombëtar dhe garanci për gola, kriter që Lewandowski e plotëson plotësisht, pavarësisht moshës.
Polaku, në fillim të këtij sezoni, ka shënuar 7 gola në 9 ndeshje të La Ligës, statistika që tregojnë qartë se ai mbetet ende një makineri golash. Për Milanin, një transferim i tillë mund të ishte goditja e madhe që do të ndryshonte fytyrën e fazës ofensive dhe do t’i jepte ekipit një armë të fuqishme në garën për objektivat sezonalë.
KOHA JONË SONDAZH

