Lewandowski mendon veprimin ekstrem, mund të ikë falas nga Bayerni

Robert Lewandowski është i pakënaqur me situatën e krijuar te Bayerni për të ardhmen e tij. Dëshira e tij është që këtë verë të transferohet te Barcelona. Nëse nuk do të gjendet gjuha e përbashkët mes klubeve, atëherë qendërsulmuesi mund të bëjë veprimin ekstrem dhe të largohet falas.

Bëhet fjalë për një përfitim që kanë lojtarët nga neni 17 i Statutit të FIFA-s, i cili thotë se një lojtar mbi moshën 28 ​​vjeç, që ka qenë në një klub për më shumë se tre vjet, mund të zgjidhë në mënyrë të njëanshme marrëveshjen.

Gjithsesi mund të ketë dhe pasoja negative për Lewandowskin, duke pasur parasysh se Barcelona nuk është gati që të paguajë një dëmshpërblim të mundshëm që mund të vijë nga ndonjë dënim i mundshëm. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP