Lewandowski në telashe, nuk ka paguar taksat e reklamave deri në vitin 2016
Robert Lewandowski dyshohet se nuk ka paguar tekst e reklamave deri në vitin 2016. Raportohet se polaku nuk rezulton të ketë paguar në Gjermani ose në Poloni dhe Der Spiegel ka publikuar një hetim pas analizës së shumë dokumenteve.
Organizatori është Kamil Gorzelnik, shoku i fëmijërisë dhe avokati i sulmuesit. Ai kishte zgjedhur një formulë që lë goxha hapësira, ndërkohë që është publikuar edhe një email që ai ia kishte dërguar menaxherit të Lewandowskit.
“Ka rreziqe, por duhet të ndërmerrni rreziqe për të fituar”, thuhet në mesazhin drejtuar Cezary Kucharski. Rreth 2.5 milion euro janë “zhdukur” nga avokati, ndërkohë që polaku nga ana tjetër është shprehur se ka respektuar ligjet.