Lewandowski: Nuk e ndjej peshën e viteve, dua të përmirësohem ende!

Robert Lewandowski në vitet e fundit mund të cilësohet si sulmuesi më i mirë në botë, duke rivalizuar dhe emra të mëdhenj si Ronaldo dhe Messi. Bomberi polak shkëlqeu me Bayern Munchen në vitin 2020. Me bavarezët fitoi plot 5 trofe, teksa në aspektin personal ia doli të rrëmbente çmimin e “FIFA Best 2020”.

Në sezonin e ri deri më tani numëron 26 gola (23 në kampionat dhe 3 në Champions League). Shifra të jashtëzakonshme duke llogaritur që ndodhemi akoma në janar, por 32-vjeçari nuk ka ndërmend të ndalet, diçka që e konfirmon për kanalin zyrtar të Bayernit.

“Çdo vit dëgjoj njerëzit të thonë që jam Lewandowski më i mirë i gjithë karrierës. Mosha nuk ka rëndësi, pasi e di që mund të përmirësohem dhe të luaj edhe më mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndihem shumë mirë, nuk e ndjej aspak peshën e viteve që kam mbi supe. Çdo sezon tentoj të jem edhe më mirë se në të kaluarin“, deklaroi Lewandowski.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?