Lewandowski: Nuk i mendoj zërat në merkato, i lumtur te Bayerni!

Nga çmimet “Globe Soccer” në Dubai, Robert Lewandowski ka folur dhe për të ardhmen e tij, e cila jo në pak raste ka qenë e lidhur me një largim të mundshëm nga skuadra bavareze. Gjithsesi sulmuesi polak nuk e mendon një gjë të tillë, të paktën për momentin.

“Në jetën time futbollistike, kam bërë gjithmonë atë që kam zgjedhur. Mund të luajë edhe për shumë vite, nuk kam menduar për të ardhmen e pas disa viteve. Ndoshta mund ta bëj, por për momentin gjërat po shkojnë mirë, jam i përqendruar në sezonin aktual si dhe për ndeshjet e ardhshme.

Çdo vit ka zëra, për mua nuk ka asgjë të re. Jam i përqendruar në fushë dhe në stërvitje. Është e vështirë që të dëgjosh kaq shumë zëra, por e rëndësishme është që të jesh i lumtur aty ku je”, deklaroi sulmuesi polak. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?