Lewandowski paralajmëron rivalët: Në pak muaj do arrijmë formën më të mirë

Robert Lewandowski beson se Bayern do të arrijë formën më të mirë brenda pak muajve, pas fitores në Superkupë, kundër Borussia Dormund.

Skuadra e Carlo Ancelottit e pa veten dy herë në disavantazh, por në të dy rastet arriti të barazonte, fillimisht me sulmuesin polak e më pas me autgolin e Piszcek.

Bayern erdhi në këtë ndeshje pas një serie humbjesh në miqësoret e verës, por trajneri italian kishte premtuar se skuadra do të luante siç duhej në ndeshjet e vërteta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam shumë i gëzuar për fitoren e parë, ishte titulli i parë”, tha Lewandowski për sitin e klubit. “Dhuruam një shfaqje të mirë. Bëmë disa gabime, por ishte ndeshja e parë e sezonit. Tani duhet të rritemi më tepër. Jam i sigurt se çdo gjë do të shkojë shkëlqyeshëm pas pak muajve. Jam i sigurt se do të jemi po aq të fortë sa vitin e fundit apo më parë. Ishte një tjetër lloj përgatitjeje për ne, por tani do të kemi ca më tepër kohë për t’u stërvitur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Thomas Müller shtoi: “Ishte bukur të fitoje përsëri, sidomos këtu në Dortmund. Është gjithmonë çështje prestigji.

Të shtunën e ardhshme, Bayern do të ndeshet me Chemnitzer të ligës së tretë në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë, ndërsa më 18 gusht nis mbrojtjen e titullit në Allianz Arena, ku pret Bayer Leverkusen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?