Lewandowski pranë Barcelonës? Reagon Kahn: Zërat nga jashtë nuk na bëjnë presion, jam i qetë!

Bayern Munich është “i qetë” në lidhje me thashethemet për të ardhmen e Robert Lewandowskit . Klubi gjerman për momentin nuk është në dijeni që sulmuesi polak nuk dëshiron të rinovojë kontratën e tij, e cila skadon në vitin 2023, pavarësisht informacioneve të fundit, që e kanë lidhur bomberin drejt një transferimi të mundshëm te skuadra e Barcelonës.

“Nuk jam aspak i shqetësuar për këto situata. Në fakt, jam shumë i qetë. Zërat nga jashtë nuk na bëjnë presion ,” tha Oliver Kahn, që është menaxher i përgjithshëm te skuadra e Bayern Munich.

I pyetur për të ardhmen e Lewandowskit, Thomas Muller-it dhe Manuel Neuer-it, kontratat e të cilëve mbarojnë në fund të sezonit të ardhshëm , ai shpjegoi në një deklaratë për gazetën gjermane “Münchner Merkur” se “Për aq kohë sa të zgjasin bisedimet, jam i qetë. Nuk do të lejojmë presion nga jashtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bayerni ka treguar se është një skuadër që punon krejt ndryshe nga të tjerët në merkato, dhe nëse bëhet fjalë për futbollistë që duan të largohen, ata nuk futen në ankande. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?