Lewandowski refuzon Fenerbahçen, do të qëndrojë deri në verë

Robert Lewandowski nuk do të largohet nga Barcelona në merkaton e janarit. Ylli polak ka hedhur poshtë ofertën e Fenerbahçes, që kishte tentuar ta bindte për një transferim të menjëhershëm. Për sulmuesin 35-vjeçar, prioritet mbetet respektimi i angazhimit aktual me Barcelonën, kontrata e së cilës skadon në qershor 2026.

Lewandowski synon të qëndrojë në Camp Nou deri në fund të sezonit, ndërsa vendimi për të ardhmen e tij do të merret gjatë verës, kur pritet të vlerësohen të gjitha opsionet në tryezë.

Milani mund të jetë një alternativë e rëndësishme në verë, pasi kuqezinjtë janë në kërkim të një emri të rëndësishëm me eksperiencë në fazën sulmuese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?