Lewandowski si Ronaldo: Ndihem disa vite më i ri, ju tregoj sekretin e formës
Sulmuesi më i mirë në botë për momentin, Robert Lewandowski së fundmi ka dhënë një intervistë shumë interesante për “Sport Bild”, duke treguar se ashtu si Ronaldo, mosha e tij biologjike është më e re. Në realitet në pasaportën e tij tregon 31 vjeç, por në realitet ai ndihet disa vite më ri.
“Stërvitjet para sezonale janë padyshim çelësi. E njoh në mënyrë perfekte trupin tim. E di se kur mund të bëj më shumë. Mund të shkruhet në pasaportën “Robert Lewandowski 31 vjeç”, por unë nuk ndihem ashtu. Më e mira për mua sapo ka filluar dhe do të zgjasë për disa vite.
Çfarë nënkuptoni se ndihesh më i ri? Unë jam rritur vonë profesionalisht. Kam qenë 2-3 vite pas. Numri 31 nuk është thjesht një 31 për mua.
Kjo do të thotë, që Robert Lewandowski ndihet si 29 vjeç? Ose më i ri (qesh). Kam bërë teste me një profesor për moshën e vërtet biologjike. Doli që isha dukshëm më i ri se 31 vjeç”, deklaroi bomberi i Bayernit.
Sulmuesi polak është kthyer në një makineri golash gjatë këtij sezoni. Besojeni ose jo, por ai ka shënuar 23 gola në 18 ndeshje deri më tani. E ta mendosh se nuk jemi as në mesin e sezonit, ritmi i tij duken të një “jashtëtokësori” si Messi apo Ronaldo. /R.Lika-Koha Jone/