Lewandowski takon shokët e rinj të skuadrës te Barcelona (VIDEO)

Robert Lewandowski më në fund ka arritur që të realizojë dëshirën për t’u transferuar te Barcelona. Së fundmi ai ka udhëtuar në Amerikë, për të takuar shokët e rinj të ekipit.

33-vjeçari pas disa muajsh bisedimesh, tashmë do të ketë shansin për të luajtur me ekipin katalanas. Barcelona këtë sezon ka formuar një skuadër kompetitive, duke afruar edhe Kessie, Raphinha dhe Christiansen.

Në sulm ndërkohë Dembele ka vendosur që të rinovojë dhe të qëndrojë, edhe pse me një pagë më të ulët. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?