Lewandowski tradhton Poloninë nga pika e bardhë, ndalet ndaj Meksikës (VIDEO)

As Meksika dhe as Polonia nuk përfitojnë nga humbja e Argjentinës. Sfida mes tyre e luajtur në orën 17:00 ka përfunduar pa gola, duke qenë dueli i dytë që mbyllet pa asnjë gol pas Danimarkë-Tunizi.

Në pjesën e parë Meksika ishte më dominuese duke krijua disa mundësi të mira, por portieri Szczęsny ishte në një mbrëmje perfekte duke bërë pritje të mira. Në të dytën është Polonia që është më këmbëngulëse. Në minutën e 56-të, Lewandowski pengohet në zonë nga Moreno dhe për arbitrin pasi pa pamjet me VAR është penallti.

Nga pika e bardhë sulmuesi i Barcelonës do të ndalej nga një pritje spektakolare e Ochoas, i cili tregon aftësitë e tij në pritjen e 11-metërshave. Edhe pse e ndezur sfida në minutat e fundit asgjë nuk do të ndryshonte, me të dyja skuadrat që ngushëllohen me nga 1 pikë, ndërkohë që grupi kryesohet nga Arabia Saudite me 3 pikë dhe mbyllet nga Argjentina me 0. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP