Lewandowski vendos të largohet nga Bayerni, arsyeja është “Topi i Artë”

E ardhmja e sulmuesit polak të Bayern Munich, Robert Lewandowski do të jetë në një kampionat tjetër. Në Spanjë e kanë shpjeguar vendimin e marrë nga sulmuesi.

Sipas “Sport.es”, në fakt, mes arsyeve që duket se kanë shtyrë Lewandowski-n të largohet nga Bavaria është edhe përshtypja se nuk mund ta fitojë Topin e Artë duke qëndruar në Gjermani.

Media spanjolle ka nënvizuar se nëse do të hamendësohej një moment në të cilin polaku ka vendosur të largohet nga Bayern-i, ai do të ishte dita kur nuk ka arritur të fitojë Topin e Artë 2021, një çmim i fituar nga Lionel Messi.

Swiss Digital Desktop Reklama

33-vjeçari duket se është bindur se, përtej statistikave të tij dhe fitoreve me klubin, nuk do ta fitojë kurrë trofeun prestigjioz duke qëndruar me klubin e Bundesliga-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?