Lewandowski: Messi njëri nga më të mirët në histori

Për sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski, Lionel Messi është një nga më të mirët në histori pasi ylli i Barcelonës theu rekord duke fituar për herë të gjashtë topin e Artë. Messi arriti të mposhtë konkurrencën e Van Dijk si dhe yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo për të fituar këtë çmim.

Lewandowski i cili përfundoi vendin e tetë, foli rreth Messit dhe mbizotërimin e tij për më shumë se një dekadë. “Me siguri ai është një lojtar i shkëlqyeshëm. Unë mund të them vetëm urime për të,” u tha ai gazetarëve.

“Nuk është hera e parë për të, një nga më të mirat në histori jo vetëm vitet e fundit. Unë jam i kënaqur që jam afër kaq shumë lojtarëve sepse ne vetëm takohemi me njëri-tjetrin në fushë dhe tani kjo është diçka ndryshe. Me siguri ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, jo vetëm vitin e kaluar, por për 10, 15 vjet”, përfundoi Lewandowski.

SHKARKO APP