Lezha shpall ”Qytetar Nderi” Jurgen Uldedajn, kampion bote në IBO: Kemi akoma rrugë për të bërë

Boksieri Jurgen Uldedaj vetëm pak javë pas suksesit në Londër ku u shpall kampion bote në IBO për peshën ‘cruiser”, është shpallur ”Qytetar Nderi” nga Bashkia Lezhë.

“Kampioni Jurgen Uldedaj është shembulli më i mirë që me përkushtim të paparë dhe stërvitje serioze ka arritur majat më të larta që një shqiptar ka arritur deri më sot”,-tha Pjerin Ndreu, kryebashkiak i Lezhës. Vetë Uldedaj premtoi se fitorja e fundtetorit nuk do të jetë maja karrierës së tij, por e cilësoi vetëm si stacion të radhës.

”Kjo nuk është akoma maja. Kemi akoma rrugë për të bërë dhe shpresoj që t’ju bëj sa më krenar në të ardhmen”,-deklaroi boksieri Uldedaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?