Libohova jep ultimatumin: Superiorja nuk do të nisë më 12 shtator!

Data 12 shtator është programuar si dita kur do të nisë sezoni i ri i Kategorisë Superiore, por liga profesioniste refuzon të fillojë nëse qeveria nuk plotëson kushtet e premtuara. Këtë e fakt e rikonfirmon presidenti i Ligës, Edvin Libohova i cili thekson se nuk ka ende një sinjal nga oragnet shtetërore.

Libohova vijon të kërkojë mbështetjen e qeverisë, akoma më tepër pas një suksesi kaq madhor në kompeticionet europiane, ku të gjitha klubet shqiptare ja dolën të kalonin një raund.

“Të gjithë jemi në dijeni të situatës së ndodhur së fundi. Në rast se nuk do të plotësohen kushtet, që ne i kemi kërkuar qeverisë, sigurisht që kampionati nuk do të fillojë. Ne jemi në pritje të përgjigjes nga qeveria, kemi bërë kërkesën, po presim që sa më shpejt të ulemi për të negociuar. Në rast se nuk do të gjejmë gjuhën e përbashkët, vendimmarrja e anëtarëve të ligës është për të bojkotuar kampionatin.

Federata ka hedhur shortin, kjo qe paracaktuar me kohë. Ne duam që gara të fillojë, por kushtet e vendosura duhen negociuar dhe diskutuar. Aq më tepër që jemi para një situate të rrallë, ku 4 ekipe shqiptare u kualifikuan në Europë. Një ngjarje e rrallë. Kërkohet mbështetje plus nga qeveria, për të vazhduar kështu edhe në të ardhmen.

Pozicioni? Sigurisht që do ta rishikoj. Nuk ka kuptim të vazhdoj në një situatë që nuk ka zgjidhje”, deklaroi Libohova. Numri 1 i ligës është i gatshëm ta rishikojë pozicionin e tij, nëse kërkesat nuk merren parasysh dhe kampionati nis më 12 shtator duke zhvleftësuar vendimin e marrë më herët për bojkot.

 

 

SHKARKO APP