Libohova: Nuk është fundi i botës po zgjati bojkoti 4-5 javë
Kryetari i Ligës, Edvin Libohova në një konferencë për shtyp të organizuar edhe në prani të presidentit Duka, ku foli për situatën e bojkotit.
“Ndodhi pandemia dhe futbolli u mbyll. Kemi humbur 4 vjet me kërkesat e kuadrit ligjor. Edhe nëse zgjat 4-5 javë nuk është fundi i botës, po luftojmë për një kauzë dhe një qëllim të madh. Nuk mund të parashikoj hapat e mëtejshme. Presidentët e Ligës do të marrin vendimin e duhur, i cili mendoj se do të respektohet”, u shpreh Libohova.