Licenca për të gjithë! Sa vlen “gradimi” i Bogdanit, K. Duros, Lalës… apo Ranierit?

Kombëtarja shqiptare drejtohet nga një trajner italian, Gianni de Biasi. Po ashtu edhe kombëtarja U-17, nga trajneri kroat, Xhemal Mustedanagiç. Kukësi drejtohet nga një trajner serb, Miodrag Radanoviç, ndërsa Flamurtari nga një trajner italian, Ernestino Ramella. Thuajse të gjitha ekipet tona të Superiores kanë ulur trajnerë të shumtë të huaj në stolin e tyre.

Por nga ana tjetër asnjë trajner shqiptar, me përjashtim të Shpëtim Duros që drejton aktualisht Partizanin, nuk është preferuar nga klube të huaja, qoftë edhe ato ballkanase. Edhe Duro drejtoi një ekip shqiptar në Maqedoni, Shkëndijën e Tetovës.

Por megjithatë, në Shqipëri trajnerët pajisen vazhdimisht me licenca. Së fundmi, ish-lojtarë të kombëtares sonë, si Erjon Bogdani, Altin Lala, apo Klodian Duro janë pajisur me kurset e trajnerëve të UEFA-s, të cilat ia dorëzoi Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, duke i hapur kështu rrugë karrierës së tyre të re pas asaj futbollistike. Ish-futbollisti i Tiranës, Egert Bakalli ka qenë gjithashtu pjesë e kursit më të fundit, sikurse edhe ish-trajneri i Partizanit dhe i Apolonisë, Ilir Spahiu, e të tjerë të njohur të futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe ish-trajneri i Vllaznisë, Klaudio Ranieri, po pajiset me licencë trajneri. Duket se askush nuk pengohet në këtë drejtim, çka presupozohet se në Shqipëri mund të marrësh lehtësisht një të tillë, ndryshe nga ndonjë vend tjetër, sikurse këtë e tregon edhe prania e Ranierit, apo Bogdanit. Pse ata nuk preferuan të merrnin licensën në Itali, shtrohet logjikisht pyetja?   

Swiss Digital Mobile Reklama

Kësisoj kurset dhe pajisja me licensë e një trajneri në vendin tonë ngjan me atë të pajisjes me diploma për studentët. Një student “i famshëm” italian, që nuk pati mundësi të diplomohej në vendin e tij, e mori një të tillë në Tiranë, por pa qenë asnjë ditë në shkollë. Pavarësisht pajisjes me licencë, e çfarëdolloj kategorie qoftë ajo, mbetet më tej një sfidë e madhe për çdo trajner shqiptar që të drejtojë  në të ardhmen një klub të huaj.

I vetmi trajner shqiptar që drejton aktualisht një klub të huaj, madje të madh evropian për momentin është Besnik Hasi. Por ish-lojtari i kombëtares sonë drejton Anderlecht, por falë aftësive dhe vlerësimit që ka marrë në Belgjikë.                  

A.      Muraçi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?