Liga e Europës/ Kualifikohen të mëdhenjtë, Grezda kalon PSV-në. Abrashi eliminohet në Slloveni

U luajtën dje ndeshjet e kthimit të turit të tretë kualifikues të Ligës së Europës. Skuadrat e mëdha si Milan, Everton, Zenit, Atletik Bilbao apo Marsejë arritën të siguronin kalimin për në fazën e “play off”-it. Ndërkohë surprizën e madhe e bëri Osijeku i Eros Grezdës dhe Muzafer Ejupit duke eliminuar holandezët e PSV-së. Pas fitores 0-1 një javë më parë në Holandë, kroatët përsëritën të njëjtin rezultat edhe sot duke kaluar më tej me rezultatin e përgjithshëm 2-0. Grezda e filloi takimi si titullar dhe qëndroi në fushë për 90 minuta.

Është mbyllur shumë shpejt aventura e Frajburgut të Amir Abrashit në Ligën e Europës. Gjermanët edhe pse kishin fituar ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 1-0 ndaj Domzhales, nuk arritën ta ruanin atë mbrëmjen e sotme në Slloveni duke u mposhtur 2-0. Mesfushori shqiptar ishte në fushë gjatë gjithë ndeshjes.

Kristi Qose u aktivizua sërish për 90 minuta të plota ndaj Evertoni, por skuadra e tij Ruzomberok u mposht edhe në Sllovaki me rezultatin 0-1, po aq sa në ndeshjen e parë në Angli.

Swiss Digital Desktop Reklama

LIGA E EUROPËS – TURI I TRETË KUALIFIKUES

Swiss Digital Mobile Reklama

Dinamo Minsk – AEK Larnaka 1-1 (0-2)

Shkëndija Tetovë
 – Trakai 3-0 (1-2)

Od – Dinamo Zagreb 0-0 (1-2)

Apollon Limasol – Aberdin 2-0 (1-2)

Gabala – Panathinaikos 1-2 (0-1)

Oleksandrija
 – Astra 1-0 (0-0)

Sparta Pragë – Crvena Zvezda 0-1 (0-2)

Videoton – Bordo 1-0 (1-2)

Zenit Shën Petersburg –
 Jehuda 0-1 (2-0)

Fenerbahçe – Shturm Grac 1-1 (2-1)

Fola Esh – Ostersunds 1-2 (0-1)

Lingbi – Krasnodar 1-3 (1-2)

Maritimo – Botev Plovdiv 2-0 (0-0)

PAOK – Olimpik Donjeck 2-0 (1-1)

Skënderbeu 
– Mllada Boleslav 2-1 (4-2 me penallti) (1-2)

Leh Poznan – Utreht 2-2 (0-0)

Altak
 – Gent 3-1 (1-1)

Hajduk Split – Brondbi 2-0 (0-0)

Midtjillend 
– Arka Gdynia 2-1 (2-3)

Milan – Kraiova 2-0 (1-0)

Atletik Bilbao
 – Dinamo Bukuresht 3-0 (1-1)

Ostende – Marsejë 0-0 (2-4)

Osijek
 – PSV 1-0 (1-0)

Ruzomberok – Everton 0-1 (0-1)

Panionios – Makabi Tel-Aviv 0-1 (0-1)

Domzhale 
– Frajburg 2-0 (0-1)

Braga 
– AIK 2-1 (pas kohës shtesë) (1-1)

*** Në kllapa () rezultati i ndeshjeve të para 


*** Me të zezë skuadrat e kualifikuara

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?