Liga e Kombeve/ Belgjika luan tenis ndaj Polonisë, Holanda fiton kundër Uellsit (VIDEO)
Liga e Kombeve ka sjell të tjera emocione mbrëmjen e sotme. Belgjika fitoi me shumë lehtësi 6-1 ndaj Polonisë në Bruksel, sfida e dytë e Grupit 4 të Ligës A. Robert Lewandowski kaloi miqtë në avantazh, por “Djajtë e Kuq” shënuan plotë 6 herë.
Holanda mori tre pikë emocionuese pas suksesit 1-2 në Uells. Koopmeiners dhe Weghorst ishin autorët e golave. Në Grupin 1 të Ligës B Ukraina fitoi 0-1 përballë Irlandës, ndërkohë që Skocia mundi 2-0 Armeninë, duke arritur fitoret e para në grup.
KOHA JONË SONDAZH

