Liga e Kombeve/ Danimarka përmbys kampionët e Botës në fuqi, Holand mund me “poker” Belgjikën (VIDEO)
Franca, kampione e Botës në fuqi e ka nisur me humbje aventurën e saj në Ligën e Kombe teksa në Ligën A në Grupin 1, u mposht mne përmbysje 2-1 nga Danimarka.
“Gjelat” ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Karim Benzema, megjithatë miqtë nuk u dorëzuan dhe përmbysën shifrat falë një dygolëshi të Cornelius.
Nga ana tjetër, po në Ligën A, por në Grupin 4, Holanda tregoi superioritetin e saj në ndeshjen në transfertë ndaj Belgjikës ku triumfoi me rezultatin 1-4.
Memphis Depay shkëlqeu me një dygolësh, ndërsa shënoi edhe Bergwjn me Dumfries. Në fund, goli i Batshuayi shënoi sa për statistika. Austria në Grupin 1 të Ligës A, fitoi me rezultatin 0-3 ndaj Kroacisë.
KOHA JONË SONDAZH

