Liga e Kombeve/ Fitojnë Portugalia dhe Spanja, Serbia mposht Zvicrën
Janë mbyllur ndeshjet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve, ku nuk ka pasur shumë surpriza. Portugalia mori një fitore të thjeshtë 1-3 në transfertën ndaj Polonisë, ku një nga golat e shënoi Cristiano Ronaldo.
Spanja mposhti minimalisht 1-0 Danimarkën, teksa ndeshjen e vendosi një gol i Zubimendi në minutën e 79-të.
Serbia ia doli të mposhtë 2-0 Zvicrën, në një ndeshje ku nuk munguan koret kundër shqiptarëve. Xhaka ishte për 90 minuta në fushë, por nuk mundi që të shënonte këtë herë. Helvetët humbën dhe një penallti me Embolo në minutën e 72-të.