LIGA E KOMBEVE/ Gjeorgjia mund me “poker” Çekinë, Anglia mposht Irlandën

Liga e Kombeve ka nisur ditën e sotme me takime tepër interesante, ku në fushë zbritën dhe rivalët e Shqipërisë që ndodhen në Grupin B1.

Gjeorgjia mori një fitore spektakolare 4-1 ndaj Republikës Çeke. Sfida nisi mjaft mirë për gjeorgjianët, të cilët ishin dhe një surprizë e Europianit, duke e dominuar takimin nga fillimi deri në fund.

Sfida që mori një vëmendje të madhe sot ishte dhe ajo mes Irlandës dhe Anglisë. Ishin pikërisht dy irlandezë, Rice dhe Grealish që i dhanë fitoren Lee Carsley në debutimin e tij në stolin e “Tre Luanëve”.

 

SHKARKO APP