LIGA E KOMBEVE/ Shqipëria flirton me golin, ndalet te shtylla, rrezikon dhe Kazakistani

Me një debutues si Kallaku, me dy lojtarë që për herë të parë zbresin në fushë si titullarë, Kumbulla dhe Broja, Shqipëria mori shpejt kontrollin e lojës, ishin ata që lëvizin topin përballë Kazakistanit.

Ndryshe nga sfida e fundit, dukshëm kuqezinjtë kanë më shumë dëshirë, lëvizin shpejt në fushë por janë të pa saktë në pasin final, janë dhe të pafat si në minutën e 8-të ku krosi i Trashit nga goditja e këndit u përplas në shtyllë.

Trashi dhe Broja ishin rrezik konstant në krahun e majtë, sulmuesi i Vitesse shpërtheu dy herë por pa mundur të shërbej në zonë.

Pavarësisht se në mbrojtje më në fund u rikthye dhe Kumbulla titullar, sërish në dy momente Kazakistani zbriti rrezikshëm duke sjell pështjellim në zonën e Berishës. Me shifra të pa prekura përfundoi pjesa e parë në Almaty.

SHKARKO APP