LIGA E KOMBEVE/ Shqipëria sfidon Rusinë dhe Islandën, në Ligën A ka duele spektakolare

Shqipëria ka mësuar rivalët për edicionin e tretë të Ligës së Kombeve. Goglat nuk kane qenë shumë pa fat për kuqezinjtë tanë që do të kenë duele jo shumë të vështira në letër. Kokë e grupit është Islanda, që nuk është aq e frikshme sa disa vite me parë. Rusia vijon të mbetet një kundërshtarë shumë i vështirë, por jo i pakalueshëm. Me Izraelin do të jenë dy ndeshje mes të barabartësh.

Shorti ka rezervuar ndërkohë përballje spektakolare në Ligën A. Franca do të ketë duele të forta me Danimarkën, Kroacinë dhe Rusinë. Spanja do të masë forcat me Portugalinë. Italia do të ketë dy kundërshtarë të mëdhenj si Gjermania dhe Anglia. Më lehtë pritet ta ketë Belgjika që është shortuar ndaj Holandës apo Polonisë.

Faza e grupeve të edicionit të ri të Nations League do të luhet në qershor dhe shtator të vitit të ardhshëm, ndërsa gjysmëfinalet dhe finalja në qershor të 2023-shit.

LIGA A

LIGA B

Grupi B2

Islandë

Rusi

Izrael

Shqipëria

LIGA C

Kosova nuk është se ka qenë shumë me fat në short, pasi do të ketë  në grup Irlandën e Veriut dhe Greqinë, dy kombëtare që kanë një nivel të mirë.

LIGA D

SHKARKO APP