Liga Seria A limiton numrin e tifozëve në stadiume, lejohen vetëm 5000
Asambleja e Lega Serie A, e cila u mblodh urgjentisht pasditen e sotme për shtimin e rasteve të infektimeve në klube, vendosi të bëjë një hap prapa duke vendosur të kufizohet për sa i përket kapacitetit në tifozëve në stadiume. 20 klubet votuan njëzëri dispozitën që do të ketë 5000 shikues për javën e 22-të dhe 23-të të kampionatit.
Ndeshjet e mëdha mes Romës dhe Juventusit dhe Interit e Lazios, që do të luhen me kapacitetin e ripërcaktuar në 50%. Superkupa mes Interit dhe Juves është planifikuar për të mërkurën në “San Siro”.
Vetëkufizimi do të zgjasë deri në ndalesën e radhës për angazhimet e ekipeve kombëtare dhe për këtë arsye duhet të kthehet në kapacitetin maksimal të lejuar duke filluar nga data 6 shkurt.
KOHA JONË SONDAZH

