Lila dhe Lala të parët që urojnë Dukën pas fitores (FOTO)
Në fushatën për kreun e ri të FSHF-së shumë futbollistë të njohur të kombëtares sonë kanë shprehur mbështetjen e tyre në favor të Dukës. Pas konfirmimit të këtij të fundit për herë të pestë radhazi, kanë ardhur edhe reagimet.
Një nga futbollistët që ka qenë ndër mbështetësit më të mëdhenj të Dukës, e ka uruar i pari presidentin e ri. Bëhet fjalë për Andi Lilën, i cili në një postim në faqen e tij në “Facebook” shkruan: “Urime President Armand Duka, je më i miri”.

Edhe “legjenda” e Kombëtares Shqiptare, Altin Lala, ka uruar Dukën, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Urime herr President”, ka shkruar Lala në Instagram, ku ka postuar dhe një foto të Dukës.

KOHA JONË SONDAZH

