Lila merr ofertën nga ish skuadra e tij: Nuk e mendoj, kam një mision më të rëndësishëm me sindikatën

Ish-futbollisti Andi Lila së fundmi ka marrë një ofertë nga ish skuadra e tij Pas Janina për të zënë vendin e drejtorit sportiv.

I ftuar në Ora Sport me moderatore Albana Bejko, ai thotë se nuk është prioriteti i tij tashmë, duke qenë se ai është i angazhuar me sindikatën e futbollistëve që ka themeluar në Shqipëri.

Andi Lila: Në Janinë kam kaluar vitet e mia më të mira. Është një projekt që ata e kanë në letër. Do të ulemi dhe do të bisedojmë. Tani nuk e mendoj shumë pasi sapo kemi krijuar sindikatën këtu në Shqipëri. Edhe pjesëtarët e tjerë të sindikatës ishin në ankth për këtë zhvillim por besoj se nuk do të shkoj. Kam një mision më të rëndësishëm tanimë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?