Lionel Messi është sportisi më i paguar në botë, Ronaldo në podium

Lionel Messi është sportisti më i paguar në botë. Në raportin e fundit të revistës së specializuar Forbes, është evidentuar fakti që la Pulga përfiton plotë 125 milionë dollarë në sezon nga paga, sponsori dhe të drejtat e imazhit.

Në 10-shen më të mirë bëjnë pjesë edhe dy futbollistë të tjerë. Cristiano Ronaldo zë vendin e tretë me 115 milionë dollarë dhe Neymar në vendin e katërt me 95 milionë dollarë.

Basketbollisi Lebron James zë vendin e dytë me 121 milionë dollarë, ndërkohë që në këtë renditje janë dhe dy kolegë të tij, Curry dhe Durant.

Swiss Digital Desktop Reklama

Renditja:

Swiss Digital Mobile Reklama
  1. Lionel Messi (futboll) 125 milioni di dollari
  2. LeBron James (basketboll) 121.2
  3. Cristiano Ronaldo (futboll) 115
  4. Neymar (futboll) 95
  5. Stephen Curry (basketboll) 92.8
  6. Kevin Durant (basketboll) 92.1
  7. Roger Federer (tenis) 90.7
  8. Canelo Alvarez (boks) 90
  9. Tom Brady (futboll amerikan) 83.9
  10. Giannis Antetokounmpo (basketboll) 80.9

/Rozalb Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?