Lionel Messi i “Barcelonës” fiton për të pestën herë “Topin e Artë” në Zvicër

Ceremonia për  ‘Topi i artë’, e cila u mbajt ne kryqytetin e  Zvicrës, Zurich u fitua për të pestën herë nga Leo Messi.  Në garë ishin tre pesha të rënda të futbollit botëror, Lionel Messi, Neymar dhe Cristiano Ronaldo.

 

Çmimi për trajnerin më të mirë e fitoi tekniku i Barcelonës, Luis Enrique ku me arritjet me skuadrën e tij në vitin që lamë pas arriti ta rrëmbente çmimin.

Ndërkohë formacioni më i mirë për vitin 2015 ishte:

Në portë: Manuel Neuer (Bayern Munich)

Në mbrojtje: Thiago Silva (PSG), Marcelo (Real Madrid), Sergio Ramos (Real Madrid), Dani Alves (Barcelona)

Në mesfushë: Luka Modric (Real Madrid), Andre Iniesta (Barcelona), Paul Pogba (Juventus)

Në sulm: Neymar (Barcelona), Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Real Madrid)

SHKARKO APP