Lionel Messi jep deklaratën e bujshme: Ky është Botërori i fundit për mua!

Lionel Messi ka konfirmuar se Kupa e Botës 2022 në Katar do të jetë e fundit në karrierën e tij të jashtëzakonshme. 35-vjeçari është cilësuar si një nga futbollistët më të mirë në histori, tashmë ka marrë një nga vendimet e mëdha për të ardhmen me Argjentinën.

“Me siguri që ky do të jetë Botërori i fundit për mua. Ndihem mirë fizikisht, kam pasur një sezon shumë të mirë deri më tani dhe gjithçka ka shkuar mirë.

Të gjitha ndeshjet janë të vështira në Kupën e Botës, ndaj Botërori cilësohet si i veçantë, pasi favoritët nuk janë gjithmonë ata që fitojnë dhe përfundojnë si duhet rrugëtimin e tyre.

Nuk e di nëse jemi kandidatë të mëdhenj, por Argjentina në vetvete është gjithmonë aty. Mendoj se ka ekipe të tjera që janë më lart”, ka thënë Messi në një intervistë që ka dhënë për gazetarin Sebastian Vignolo. Ai ka zhvilluar 164 ndeshje me kombëtaren Albicelestee duke realizuar 90 gola në total. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP