Lippi: 3 ekipe për titullin në Itali, Pirlo më kujton Zidane!
Ish-trajneri i Italisë, Marcello Lippi ka dhënë komentin e tij pas Derbit mes Juventusit dhe Interit. Sipas ish-trajnerit të bardhezinjve rivaliteti për titullin do të jetë mes tri ekipeve, ndërkohë që Pirlon e ka krahasuar me Zidane.
“Titullin do ta luajnë Milan, Inter dhe Juventus. Në përqindje mund të them nga 33 për kokë. Mungojnë shumë ndeshje nga fundi, por disa skuadra kanë shumë impenjime në Champions, që të jep edhe karikim. Më pas është Interi që është i karikuar vetëm te kampionati, ky është një avantazh i rëndësishëm.
Pirlo ka gjetur shumë qetësi. Conte është një udhëheqës, por mua më pëlqen më shumë Pioli: është i zgjuar, i qetë dhe transmeton qetësi te lojtarët, e organizon shumë mirë ekipin. Milani është riforcuar, Juventusi është rritur. Pirlo ka treguar se di të jetë pragmatik edhe pse kërkon lojë të bukur. Ka treguar konkretizim në ndeshjet që vlejnë. Nuk është çudi që dy futbollist me klas si Pirlo dhe Zidane, kanë gjetur mënyrën e duhur për të drejtuar një kampion si Ronaldo. Një nga aftësitë më të mira të Andreas është komunikimi”, deklaroi Lippi. /R.Lika-Koha Jone/