Lippi: Gabim ta quash Juven jashtë garës për titull, ja cili është problemi …

Ish-trajneri i Juventusit, Marcello Lippi së fundmi ka komentuar situatën e bardhezinjve në kampionat, teksa e kanë nisur shumë keq sezonin.

“Që dy milanezët janë kandidate kryesore për fitimin e titullit kampion kjo kuptohet qartë dhe si Milani, ashtu sikurse Interi nuk i mbajnë pa meritë dy vendet e para të renditjes. Përkundrazi, që ta quash jashtë lufte Juventusin, është gabim i madh.

Problemi i këtij sezoni është se sivjet lojtarët nuk kanë bërë pushime, madje nuk është bërë as fazë përgatitore normale, ndaj diçka paguan. Ky sezon i Serisë A do të jetë një maratonë, por kur mendon cilësinë që Juventusi ka, nuk mund ta quash kurrsesi jashtë luftës për titull dhe nuk do bëjnë më figura të shëmtuara si ajo me Fiorentinën”, u shpreh Lippi.

SHKARKO APP