Lippi heq dorë përfundimisht nga trajnimi: Mjaft më!
Marcelo Lippi thotë mjaft. Pas një karrierë ku ka fituar gjithçka, përfshirë Kupën e Botës me Italinë në vitin 2006, si dhe disa suksese me Juventusin, ai ka vendosur që të lërë trajnimin.
“E kam mbyllur përfundimisht punën e trajnerit. Është më mirë kështu, mjaft. Ndoshta mund të jem i vlefshëm në rol të tjera, të shohim”, deklaroi strategu italian.
Në karrierën e tij Lippi ka fituar 19 trofe, 13 prej të cilëve me Juventusin, ku përshihen 5 kampionate, një Kupë Italie, 4 Superkupa, Një Champions, Një Kupë Interkontinentale dhe një Superkupë Europe. Në Kinë me Guangzhu ka fituar 3 kampionate, një Kupë dhe një Champions në Azi. Suksesi i tij më i madh është padyshim Kupa e Botës me Italinë më 9 korrik 2006. /R.Lika-Koha Jone/