Lippi jep dorëheqjen nga drejtimi i Kinës: Nuk jam këtu që t’u vjedh para!
Marcello Lippi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si trajner i kombëtares së Kinës. Menjëherë pas humbjes 2-1 nga Siria në kualifikueset aziatike të Botërorit, kampioni i Botës me Italinë në vitin 2006 tha se duhet të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë e këtij dështimi.
“Nëse e prezantoj një ekip të tillë në fushë… Fitoj shumë para. Dhe nuk dua që t’ua vjedh (ato para). Prandaj, po jap dorëheqje, të parevokueshme. Nga sot nuk jam më trajner i Kinës. Ju përshëndes dhe faleminderit”, deklaroi Lippi pas ndeshjes.
Lippi kishte dhënë dorëheqjen edhe në janar të këtij viti, pas një humbjeje me Iranin, por u kthye sërish në pankinën e Kinës në muajin maj.