Liria pa trajner, Nikaj jep dorëheqjen

Trajneri i Lirisë, Samuel Nikaj, ka dhënë dorëheqjen. Sipas tij, arsyet kryesore për dorëheqje janë rezultatet jo të mira në ndeshjet e fundit. ”Pas përfundimit te xhirove te para, me 7 fitore 4 barazime dhe 4 humbje duke mbledhur 25 pikë, që për pritshmëritë e mia janë shumë pak, marr krejt përgjegjësitë dhe dorëhiqem duke e lënë klubin ende në luftë për vendin e parë pasi që janë vetëm 1 pikë larg. I falënderoj pa përjashtim për këto 6 muaj të kaluar tek Liria (një klub i madh) të gjithë bashkëpunëtorët që nga kryetari, drejtori, stafi i ngushtë dhe ekonomat dhe ju uroj suksese në vazhdim”, njoftoi ai përmes një postimi në facebook. Liria ndodhet në vendin e tretë në Ligën e Parë me 25 pikë, aq sa ka Besa në vendin e dytë, ndërsa lideri Arbëria ka arritur të grumbullojë 26 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?