Lirohet nga burgu mbrojtësi i Manchester City-it, ishte akuzuar për përdhunim

Mbrojtësi i Manchester City-t, Benjamin Mendy, i cili prej muajsh ndodhej në burg, nën disa akuza për përdhunim dhe abuzim seksual, është liruar me kusht në seancën e fundit gjyqësore.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat angleze, që raportojnë se seanca e radhës për francezin, është parashikuar të mbahet më 24 janar të këtij viti dhe deri atëherë mbrojtësi është lënë i lirë me kusht.

Mendy u arrestua më 26 gusht të vitit të kaluar, pasi ndaj tij rëndojnë disa akuza për përdhunim dhe festat e fundvitit i kaloi pikërisht në qeli, ndërkohë që është pezulluar edhe nga skuadra e City-it.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?