Lista e yjeve që do të largohen nga Barcelona këtë verë
Presidenti i Barcelonës u tregua mëse i qartë për planin e ringritjes së Barcelonës, teksa është vendosur edhe në lidhje me futbollistët që duhet të bëjnë gati valixhet. Jordi Alba është njëri prej tyre, të cilit i përfundon kontrata në vitin 2024, por sigurisht që nuk do të largohet për shifrën e klauzolës 500 milionë euro, por shumë herë më pak.
Pique ndërkohë është në fundin e karrierës, ndaj dhe është në pritje të një oferte që mund të vijë nga ndonjë klub i njohur. Situatë aspak e qartë as për Sergi Roberton, i cili si gjithmonë përfundon në listën e largimeve, por e ka të vështirë për të gjetur ekip.
Busquets nga lider i mesfushës, tashmë ka përfunduar në një nga futbollistët më të kritikuar. Në sulm lajmi i papritur është padyshim Luis Suarez, i cili është një nga më të mirët në vitet e fundit, por tashmë mosha ka bërë të vetën dhe me shumë mundësi do të largohet nga “Camp Nou”.
Të sigurt për largimin duketn edhe Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic, prej kohësh jashtë vëmendjes së trajnerëve te Blaugranët. Në mbrojtje pritet që edhe Umtiti të nisë një aventurë të re, pas dëmtimeve të shumta. /R.Lika-Koha Jone/