Lista “e zezë” e Manchester United
Rubén Amorim, trajner i Manchester United menaxhon një listë të zezë lojtarësh, që do të largohen nga Old Trafford në përpjekje të ndryshojë serinë katastrofike të pesë humbjeve në gjashtë ndeshjet e fundit. Më i dukshëm në operacionin e “pastrimit” të Manchester United është Joshua Zirzkee, i cili u zëvendësua 33 minuta në ndeshjen kundër Newcastle.
Emrat e tjerë që publikon Matteo Palmisano janë Casemiro (“sipas asaj që del nga ana tjetër e Kanalit anglez, Manchester United dëshiron ta heqë qafe në janar për të kursyer pagat”), Christian Eriksen (“kontrata e tij skadon në 2025 dhe “Djajtë e Kuq” mund të përfitojnë nga merkato e dimrit si mundësia e tyre e fundit për të fituar para”).
Në Angli raportohet se Amorim ka shpallur tashmë të transferueshëm Casemiron, Marcus Rashford dhe Cristian Eriksen.