Lista me super yjet që mbeten pa kontratë këtë verë
Lista e yjeve që do të mbeten pa kontratë në fundin e këtij sezoni është e gjatë. Thuajse në çdo repart nuk mungojnë lojtarët me eksperiencë. Në portë është gardiani i Napolit, Davide Ospina. I ndjekur nga tre mbrojtës, Andreas Christensen (Chelsea), Niklas Sule (Bayern Munich) dhe Alessio Romagnoli (Milan).
Në mesfushë është ylli francez i Manchester United, Paul Pogba. Bashkë me të janë edhe Boubacar Kamara (Marseille), Franck Kessie (Milan) dhe Henrikh Mkhitaryan (Roma). Tre yje të padiskutuar edhe në sulm me Paulo Dybalën që ende nuk ka rinovuar me Juventusin. Bashkë me të janë edhe Alexandre Lacazette (Arsenal) dhe Ousmane Dembele (Barcelona).
Megjithatë, këta nuk janë të vetmit lojtarë të rëndësishëm të cilëve iu skadon kontrata në fundin e këtij sezoni. Emra të tjerë janë edhe portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha (Lazio).
Antonio Rudiger (Chelsea), Matthias Ginter (Borussia Monchengladbach), Florian Grillitsch (Hoffenheim), Corentin Tolisso (Bayern Mynich), Andrea Belotti (Torino), Angel Di Maria (Psg), Federico Bernardeschi (Juventus) janë lojtarët e tjerë që ja vlenë të investosh për ta me kosto zero.
KOHA JONË SONDAZH

