LIVE/ Flamurtari udhëheq në Gjirokastër, shënon braziliani Zhufo
Do të luhet në stadiumin e “Gjirokastër” takimi i vlefshëm për javën e 13-të të Kategorisë Superiore mes Luftëtarit dhe Flamurtarit, vendasit e trajnerit Hasan Likës do të kërkojnë fitoren për t’iu larguar zonës së ftohtë, nga ana tjetër vlonjatët e Duros, në rast triumfi në sfidën e sotme do të ngjiten në vendin e 2-të.
Ndeshja
MINUTE PAS MINUTE
43′ Nurkoviç bën një gabim që për pak sa nuk i kushton shtrenjtë, por Bregu nuk ka shfrytëzuar siç duhet mundësinë e krijuar.
41′ Shumë pranë barazimit Luftëtari me Kristal Abazajn, i cili provoi me një gjuajtje potente nga brenda zonës, por ka qenë portieri Nurkoviç që me pritjen e tij i ka mohuar golin.
35′ Abazaj provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por goditja e sulmuesit përfundon jashtë kuadratit.
26′ GOOOL Flamurtari 0-1 Liçaj harkon një top nga e djathta për Zhufon, i cili i vetë brenda zonës nuk ka falur duke e dërguar topin në rrjetë.
16′ Mundësi e artë për Luftëtarin, pas një kundërsulmi të shpejt, por Rroca tregohet i pasaktë duke gjuajtur jashtë kuadratit nga brenda zonës.
10′ Bregu bën një veprim të bukur në hyrje të zonës, duke dhënë një asist brenda në zonë për Abazaj, por portieri Nurkoviç tregohet i vëmendshëm duke kapur topin para tij
1′ Ka filluar takimi.
Luftëtari – Flamurtari 0-1
Zhufo 26′
Luftëtari: Ruçi, Toledo, Beqiri, Zeqaj, Rapa, Ramadani, Aleksi , Rroca, Bregu, Abazaj, Lamçja. Trajner: Hasan Lika
Flamurtari: Nurkoviç, Liçaj, Bicaj, Jakovljeviç, Musta, Pollozhani, Sidibe, Useini, Zhufo, Alvesh, Bushiç. Trajner: Shpëtim Duro
Gjyqtar: Kridens Meta/p.sport
KOHA JONË SONDAZH

