LIVE/ Nis ceremonia e hedhjes së shortit të Kupës së Botës 2026
Atmosfera në botën e futbollit po ndizet ndërsa sot, pas pak, do të hidhet shorti për fazën finale të Kampionatit Botëror “USA–Kanada–Meksikë 2026”. Federatat pjesëmarrëse, tifozët po presin me padurim të zbulojnë kundërshtarët e ekipeve të tyre në këtë Botëror historik, i pari me 48 skuadra.
Ceremonia pritet të sjellë emocione të forta, ndërkohë që ekipet janë shpërndarë në vazo sipas koeficienteve dhe rezultateve të mëparshme, duke krijuar skenarë të shumtë të mundshëm dhe përplasje të mëdha që në start. Organizatorët premtojnë një event të kuruar në detaje, me surpriza dhe prezantime speciale.
Ne do ta pasqyrojmë shortin “live”, moment pas momenti.

KOHA JONË SONDAZH

