Hidhet shorti i Nations League/ Shqipëria mëson rivalët, goglat nuk na sjellin fat

Kombëtarja shqiptare ka mësuar kundërshtarët e saj në edicionin e ri të UEFA Nations League. Shorti zyrtar po zhvillohet në Bruksel.

Shqipëria është pozicionuar në Grupin 1 të Ligës C, së bashku me Islandën, Bjellorusin dhe San Marinon. Rivalë aspak të lehtë në këtë rrugëtim të ri.

Rrugëtimi i Shqipërisë në UEFA Nations League pritet të nisë në shtator 2026. Ndeshja e parë e fazës së grupeve do të luhet në periudhën 24-26 shtator, ndërsa takimi i dytë është i programuar në datat 27-29 shtator.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja e tretë e grupit do të zhvillohet nga 30 shtatori deri më 3 tetor, ndërsa e katërta në periudhën 4-6 tetor. Takimi i pestë i grupit do të luhet nga 12-14 nëntor, ndërsa përballja e fundit është planifikuar në datat 15-17 nëntor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kosova që është pjesë e Ligës B, do të përballet me kundërshtarë si Izraeli, Austria dhe Irlanda, një grup që shihet i vështirë.

LIGA A

r/soccer - 2026/27 UEFA Nations League groups

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?