Ndeshja Maqedoni- Shqipëri, 1-1

Në stadiumin e Strumicës në Maqedoni u mbyll ndeshja Maqedoni-Shqipëri. Pjesa e parë është mbyllur pa gola. Pjesa e dytë ka nisur në mënyrë të shkëlqyer për kombëtaren shqiptare.  Në minutat e para të nisjes së lojës, Roshi ka shënuar gol duke zhbllokuar rezultatin.

Por në minutën e 78 të ndeshjet ka barazuar Maqedonia. Trajkovski shenon nga pika e penalltise. Rezultati është 1-1. Kështu u mbyll ndeshja, pra 1-1.

NDESHJA LIVE

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/Shqiptvhd.comm/videos/1939948512945221/

Swiss Digital Mobile Reklama

Komenti i ndeshjes:

PJESA II

22:00-Memushaj rrezikon serish Maqedonine. Ekzekuton nje goditje denimi ne te majte te sulmit, por portieri kundershtar e dergon topin ne kendore.

21:57-Armando Sadiku kroson nga e majta e sulmit një top perfekt për te Roshi, i cili me kokë ka mposhtur portierin maqedonas

21:56 – Goool Roooooshi shenon. Shqiperia ne avantazh

21:50-Këndore per Maqedonine. Largohet rreziku nga porta jone

Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohet Kukeli dhe Llullaku, në fushë Basha dhe Memushaj

21:48  Nis pjesa e dyte

PJESA I

21:30 Mavraj ndëshkohet me te verdhe per nje nderhyrje te gabuar ndaj Nestorovskit. Nuk luan ne ndeshjen ndaj Spanjes

21:22 –

Minuta të mirë për Maqedoninë, por lojtarët tanë tregohen të kujdesshëm në zonën tonë, duke e mbajtur të paprekur portën

21:17-Topi shkon te ne duart e Berishes

21:16 -Maqedonia fiton goditjen e trete nga kendi

21:14-Nga këndi kroson Hyka. Ajeti për pak mund të kishte ndëshkuar Maqedonasit, por nuk e arrin topin me kokë

21:13 -Goditja e pare nga kendi per skuadren tone

21:12 -Kundërsulm i shpejtë i Hysajt, por një prej kundërshtarëve e ndal atë

21:12 -Bardhi goditi nga distanca, por sërish Berisha grushtoi e më pas topi u dërgua në goditje nga këndi

21:11-Goditja e dyte nga kendi per Maqedonine

21:10- Pandev lëshon një goditje të fuqishme në drejtim të Berishës, i cili e ndal me vështirësi

21:08- Mundësi e mirë për Llullakun, i cili nuk e merr si duhet një top në hyrje të zonës kundërshtare, të cilin mund ta shfrytëzonte shumë mirë

 

21:07- Tashmë ishte Hyka që ndali një prej kundërshtarëve. Krosimi i lojtarëve në të Maqedonisë në zonën tonë u largua nga mbrojtësit. Më pas, Pandev godet nga largësia, por mbi kuadratin e portës sonë

21:05-Hyka ndalohet në mënyrë të parregullt në mesin e fushës në nisje të një kundërsulmi, por arbitri nuk vendosi  të ndëshkonte lojtarin maqedonas

21:02 – Kalojnë 15 minutat e para të ndeshjes dhe deri tani kanë qenë lojtarët e Maqedonisë më kërkues.

21:02- Nestorovski godet ne hyrje te zones tone, por topi perfundon mbi traverse

20:58- Alioski krijon nje mundesi te mire shenimi pre Maqedonine, e dyta per ta, por mbrojtja jone largon rrezikun

20:52 -Goditje nga kendi per Maqedonine

20:49  – Ekzekuton Sadiku, por topi perplaset ne mur

20:49  -Llullaku fiton nje goditje denimi ne gjysmefushen e Maqedonise

20:47  Nis ndeshja, topin e pare e luan Shqiperia

20:43-  Këndohet himni shqiptar. Tifozët maqedonas e vërshëllejnë

20:42-Zbresin në fushë dy skuadrat. Shqipëria në këtë takim do të luajë me bluzën e dytë, atë të bardhë

20:35-Në të njëjtën orar, 20:45, me ndeshjen në Strumicë, zhvillohet edhe ndeshja në “Loro Boriçi” mes Kosovës dhe Finlandës

20:31 – Rreth 500 policë janë të pranishëm në ambientet e stadiumit, nga të cilët 250 janë shqiptarë

20:15-  Tifozet kuqezi mbërrijnë ne stadiumin e Strumices

Maqedoni-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare. Në fushë edhe Lila e Sadiku

Formacionet zyrtare të ndeshjes:

Maqedonia: Dimitrevski, Ristevski, Musliu, Ristovski, Velkoski, Nikolov, Bardhi, Spirovski, Alioski, Pandev, Nestorovski.

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Agolli, Kukeli, Lila, Abrashi, Hyka, Llullaku, Sadiku.

Gjyqtar: Jonas Erikson (Suedi)

Ndeshja me Maqedoninë është testi i dytë i trajnerit Kristian Panuçit në krye të Kombëtares shqiptare. Sfida, luhet sonte në mbrëmje në një stadium të pazakontë. Në Strumicën e largët, kuqezinjtë do të kërkojnë tri pikët për të konsoliduar pozitat si vend i tretë në grup, ndërsa Maqedonia luan për “hakmarrje” për atë humbje në Loro Boriçi, që thonë se nuk e meritonin.

“Sadiku është i gatshëm, i kam të gjithë futbollistët të gatshëm. Përpara ndeshjes do të shikoni se cili do të jetë formacioni titullar ndaj Maqedonisë. Ne kemi ardhur për ta fituar ndeshjen dhe do të shohim se çfarë do të na rezervojë fati. Nuk firmosim për barazimin, jemi këtu për të marrë maksimumin. Kemi respekt për Maqedoninë, që është një skuadër e mirë, por jemi të vetëdijshëm për potencialin tonë”, tha në konferencën për shtyp të një dite më parë trajneri Panuçi.

Trajneri komentoi edhe elementët e tjerë të lojës, nga fusha, impianti i vogël në Strumicë dhe ylli i kundërshtarëve, Goran Pandev.  “Për sa i takon stadiumit, është një impiant i vogël, por fusha është e mirë. Stadiumet e vegjël fshehin gjithmonë surpriza, por ne do të përqendrohemi vetëm te ajo që do të bëjmë në fushë. Pandev e njoh, është një lojtar shumë cilësor, por nuk do të ketë një mbulim të veçantë”, tha Panucci.

Blindohet Strumica! Policia dhe forcat speciale rrethojnë që tani “stadiumin”

Pavarësisht se ndeshja Maqedoni-Shqipëri do të zhvillohet në një stadium me nja kapacitet prej vetëm 6500 tifozët, masat e marra nga policia maqedonase janë mjaft të larta dhe kjo është parë pak orë para nisjes së takimit.

Stadiumi, pjesë të të cilit janë të hapura në anë të tribunave dhe bën të mundur edhe shikimin e ndeshjes nga rrugët në krahë, tani është i rrethuar nga barriera metalike, ndërsa në këto rrugë është e ndaluar qarkullimi i makinave. Policia ka krijuar postblloqe rrotull impiantit, ndërsa vazhdimisht vijnë policë dhe forca të tjera sigurie të cilat i shtohen trupave ekzistuese në terren.

Sipas informacioneve që kemi siguruar, në Strumicë sot do të jetë 10-fishi i forcave të sigurisë në krahasim me ndeshjet normale, edhe pse bëhet fjalë për një “ministadium” dhe një numër shumë të kufizuar tifozësh të pranishëm.

 

 

Tifozat kuq e zi ne Shkup 

Pas tifozëve Kuq e Zi edhe Plisat e çojnë peshë Maqedoninë (Video)

Tifozët e Prishtinës ‘Plisat’ vazhdojnë të jenë të pranishëm në çdo ndeshje të Shqipërisë. Njëjtë do të ndodh edhe sonte në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Ata janë mbledhur së bashku, ku po këndojnë dhe po festojnë para ndeshjes se sontme që do të zhvillohet nga ora 20:45.

https://www.facebook.com/Plisat.Prishtina/videos/10150950278644959/

Maqedonasit me parulla fashiste: Vdekje për shqiptarët!

Kombëtarja shqiptare duket se nuk do të mirëpritet mirë nga tifozët vendës në qytetin e Strumicës ku do të zhvillohet ndeshja eliminatore Maqedoni-Shqipëri (e martë, ora 20:45), e vlefshme për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Gazeta Lajm ka hasur në një parullë tepër fashiste ku në një mur shkruhej “Smrt za Shiptari” që në gjuhën shqipe do të thotë “Vdekje për shqiptarët”. Kjo parullë mund të jetë edhe një paralajmërim për tensionet eventuale në tribunat e stadiumit “Mlladost”, ku pritet një atmosferë e zjarrtë, pasi do të ketë edhe tifozë shqiptarë nga viset shqiptare të Maqedonisë dhe  Shqipërisë.

Kujtojmë se, edhe ndeshjet e kaluara të luajtura në Maqedoni, Kombëtarja shqiptare ishte pritur me fyerje antishqiptare.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?