Liverpool bën gabim, City përmbys Brendford

Në ndeshjen e radhës së Premier League, një hap fals të pafalshëm ka bërë Liverpool. “The Reds” janë mundur minimalisht 0-1 në shtëpi nga ekipi i Nottingham Fores, i cili vinte me shanse të pakta për ta fituar këtë takim.

Vendasit e kërkuan golin për 90 minuta, ishin të pafat përpara portës, teksa për miqtë goli i fitores u realizua nga Callum Hudson Odoi në pjesën e dytë.

Manchester City realizoi një ndeshje të mirë në shtëpi duke përmbysur Brendford me rezultatin 2-1. Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e parë të takimit, por “Qytetarët” gjetën forca për ta kthyer ndeshjen që pjesën e parë me dy gola të Halaand.

SHKARKO APP